Zyrtarët në Pentagon u kanë thënë gazetarëve se operacionet në Iran janë ende në fazat fillestare dhe se forcat Amerikane do të vazhdojnë të godasin më thellë dhe më fuqishëm në Iran.
Komentet nga Pentagoni janë jehonë e deklaratave të sekretarit të luftës, Oete Hagseth i cili pak orë më parë tha se Amerika “Sapo ka filluar” në Iran dhe se sulmet do të intensifikohen edhe më tej.
Sipas zyrtarëve në Pentagon, deri me tani, Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar më shumë se 2 mijë caqe brenda Iranit, përfshirë një pjesë të madhe të mbrojtjeve ajrore dhe sistemeve për lansimin e raketave dhe fluturakeve pa pilot .
Njëkohësisht Tel Avivi, i cili gjithashtu tha se gjatë 5 ditëve të kaluara ka shkatërruar qindra caqe të rëndësishme brenda Iranit, bëri të ditur se aviacioni Izraelit ka nisur edhe një valë të madhe të sulmeve në Teheran dhe rrethinë – si dhe sulme në pjesët tjera të vendit.
Ndërkohë, nga rajoni kanë vazhduar të vijnë njoftime për sulme iraniane , përfshirë edhe raportin e parë për një sulm drejtë Turqisë, por , asnjëri prej sulmeve të orëve të fundit nuk duket të ketë pasur sukses përderisa numri i përgjithshëm i sulmeve , sipas burimeve të ndryshme, ka rënë në masë të madhe, gjë që , sipas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, tregon se aftësia e Iranit për të kërcënuar vendet tjera ka rënë dukshëm gjë që dëshmon efikasitetin e fushatës ajrore.
Mediumet shtetërore të Iranit, kanë thënë se numri i viktimave të 5 ditëve të sulmeve ka arritur në 1045 përderisa qindra të tjerë janë plagosur. Njëkohësisht Izraeli ka konfirmuar 11 të vrarë deri me tani ndërsa 9 persona të tjerë janë vrarë si pasojë e sulmeve iraniane ndaj vendeve të Gjirit Persik.



