Për herë të fundit u pa në një ceremoni mortore, zhduket 78-vjeçari në Shkodër

Leke Ndreshaj, 78 vjeç, rezulton i zhdukur prej pesë ditësh.

I moshuari është parë për herë të fundit në fshatin Shkrel, ku kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Sipas dëshmive të familjarëve, pas përfundimit të varrimit, ai kishte shfaqur lodhje dhe kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në banesë\, raporton topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Që prej atij momenti, Leke Ndreshaj nuk është parë më. Telefoni i tij rezulton i fikur dhe nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen.

I biri thotë se i moshuari nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe kërkon ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kërkimet.

The post Për herë të fundit u pa në një ceremoni mortore, zhduket 78-vjeçari në Shkodër appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news