Janë përcaktuar edhe kombëtaret që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të grupmoshave U17.
Italia, bëhet edhe kombëtarja e fundit që u kualifikua pas fitores së sotme ndaj Kroacisë, duke siguruar biletën e kualifikimit.
Kombëtaret që do të marrin pjesë janë Shqipëria(nikoqire), Gjermania, Franca, Portugalia, Belgjika, Çekia, Anglia dhe së fundi Italia.
Shorti i këtij Kampionati Evropian do të mbahet më 31 mars, në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.
Kampionati Evropian i U17-shave, do të zhvillohet në Shqipëri dhe do të nis më 1 qershor./IndeksOnline/


