Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thirrur konferencë për media pas mbledhjes së bordit të skuadrës spanjolle.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilët nuk kanë detaje të shumta në lidhje me thirrjen e konferencës, mirëpo aludimet janë se kjo konferencë është thirrur për të raportuar për gjendjen aktuale në klub, transmeton Klankosova.tv.
“Real Madrid CF njofton se këtë pasdite, në orën 18:00, presidenti ynë, Florentino Perez, do të paraqitet në sallën e shtypit në Real Madrid pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve dhe do t’u drejtohet mediave në një konferencë për shtyp.”
Mediat spanjolle gjithashtu kanë raportuar se Jose Mourinho tanimë është 90% afër rikthimit, ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e klubit.



