Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, vjen sot në KosovëSinjali

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, pritet të mbërrijë sot në Kosovë në kuadër të vizitës së saj në rajon, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas ndalesës së parë në Beograd, Kallas do të qëndrojë në Prishtinë më 22 maj, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike, organizata të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në vend.

Sipas agjendës së publikuar nga BE, Kallas do ta vizitojë Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani. Ajo gjithashtu do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, që do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS nga ora 15:45.

Vizita e saj në Kosovë është pjesë e një turi tre-ditor në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është udhëtimi i saj i dytë në rajon, pas vizitave të mëparshme në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë në muajin prill.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news