Përfundon numërimi i votave me postë në Prizren

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Prizrenit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë 566 vota, që përbëjnë 31.73 për qind të totalit.

Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka marrë 594 vota, apo 33.30 për qind, duke e udhëhequr me vetëm 28 vota më shumë se Totaj.

Ndërkohë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka siguruar 203 vota, që përbëjnë 11.38 për qind të votave me postë.

Pas këtij rezultati, Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit për postin e kryetarit të komunës së Prizrenit.

Latest news
Related news