Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymësSinjali

Ka përfunduar protesta e organizuar nga iniciativa qytetare “Asnjë cent më shumë”, e cila sot u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Qytetarët edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, ndërsa me pankarta dhe thirrje kërkuan anulimin e këtij vendimi.

Organizatorët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të veprimeve nëse institucionet nuk reagojnë. “Nëse kërkesat tona nuk merren seriozisht, protestat do të intensifikohen,” kanë bërë të ditur ata.

Kjo ishte protesta e tretë me radhë e mbajtur nga kjo iniciativë, e cila po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët që po ndihen të goditur nga rritja e kostos së jetesës.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news