Pas raportimit të Klan Kosovës, është konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar i tyre.
Kjo ngjarje e rëndë, po hetohet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Të dhënat fillestare të hetimit tregojnë se në rast janë të përfshirë persona me lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë transmeton Klankosova.tv.



