Përleshje të reja në Siri

Nga Siria njoftohet për përleshje të reja mes forcave qeveritare dhe atyre Kurde, të njohura si Forcat Demokratike të Sirisë apo SDF, të cilat kanë shpërthyer në Al-Shaddadi , në veri-lindjen e vendit, ku, forcat qeveritare dhe kurdët u përleshën rreth kontrollit të një burgu ku ende mbahet një numër i madh i luftëtarëve të ISIS dhe, dyja palët, fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e dhunës.

Përleshjet filluan një ditë pasi që qeveria në Damask dhe përfaqësuesit Kurd njoftuan se kanë arritur një marrëveshje të armëpushimit e cila do të duhet të ndalon dhunën disa javore mes dy palëve e cila ka krijuar rrezik nga shpërthimi i një lufte më të gjerë mes qeverisë në Damask dhe Kurdëve.

Marrëveshja e arritur mes tjerash, përfshinë integrimin e luftëtarëve Kurd të SDF-s brenda ushtrisë së rregullt siriane si dhe largimin e të gjithë anëtarëve të PKK-s, lëvizjes së Kurdëve Turq e cila me dekada lufton kundër Ankarasë nga territori sirian.

Në marrëveshje parashihet edhe transferi i kontrollit të rajoneve që janë nën kontrollin e SDF-s nën ombrellën qeveritare- shumë ekspertë thonë se pjesa më e madhe e tensioneve buron rreth këtyre çështjeve- gjatë luftës civile, Kurdët kanë arritur të marrin kontrollin e rajoneve ku janë shumicë dhe të vendosin institucione lokale të administratës dhe sigurisë.

Edhe pse qeveria e re në Damask ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar pozitën e kurdëve- duke e pranuar gjuhën, për herë të parë, kurde si zyrtare dhe popullin si pakicë zyrtare- shumë kurd ende druajnë nga ajo që mund të ndodhë nëse kontrolli i plotë i kalohet qeverisë në Damask ku, sipas Kurdëve, ende ka mbetje të militantëve islamist të cilët i shohin kurdët si armiq.

Është bërë e ditur se presidenti sirian, Ahmed Al Shara dhe udhëheqësin e kurdëve sirian Mazloum Abdi për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes dhe gjetjes së mënyrave për shmangien e dhunës së mëtejme.

Latest news
Related news