Përmbysje në shtesë, tri gola të anuluar – Portugalia fiton trilerin ndaj Kroacisë

Gjallë ëndrra e Portugalisë për Botëror, mezi i mbijeton Kroacisë

 

Portugalia ka fituar me përmbysje ndaj Kroacisë për të kaluar më 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Pjesa e parë qe e heshtur, ndërkaq në të dytën erdhi dushi i ftohtë për portugezët kur Ivan Perishiq kaloi ish-finalistët e Botërorit në epërsi në minutën e 53-të.

Cristiano Ronaldos nuk iu pranua goli në minutën e 61-të pas pozicionit jashtë loje, por ai arriti të gjejë golin gjithsesi përmes penaltisë të cilën e konkretizoi shtatë minuta më vonë.

Rezervisti Goncalo Ramos nuk lejoi shkuarjen në vazhdime duke sjellë golin e fitores për një herë kampionin evropian në minutën e katërt shtesë.

Josko Gvardiol barazoi shifrat në minutën e 13-të shtesë, por edhe ky gol s’u pranua për pozicion jashtë loje, ashtu siç nuk ishte pranuar ai i Petar Sucicit në minutën e 81-të.

Në rundin tjetër, Portugalia ka punë me fqinjin e vet, Spanjën.

Latest news
Related news