Përmbysje spektakolare në Sevilla: Braga eliminon Betisin dhe siguron gjysmëfinalen historike

Një ndeshje dramatike dhe plot emocione u zhvillua në “La Cartuja” të Sevillas, ku Real Betis dhe Sporting Braga dhuruan spektakël në çerekfinalen e kthimit të UEFA Europa League, e cila u mbyll 2-4.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Betis u mendua se do ta kishte më të lehtë para mbi 65 mijë tifozëve në shtëpi, sidomos pasi kaloi në epërsi 2-0 me golat e Antony dhe Ezzalzouli.

Megjithatë, portugezët reaguan fuqishëm. Pau Víctor ngushtoi shifrat në pjesën e parë për 2-1, ndërsa në të dytën erdhi një rikthim i jashtëzakonshëm i Bragës.

Victor Carvalho barazoi rezultatin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ricardo Horta realizoi nga penalltia për përmbysjen e madhe.

Golin vendimtar për kualifikim e shënoi Jean-Baptiste Gorby, duke vulosur një natë historike për skuadrën portugeze.

Kjo është vetëm hera e dytë në histori që Braga arrin në gjysmëfinale të një gare evropiane, pas sezonit 2010/11.

Në këtë fazë, ata do të përballen me SC Freiburg, në një tjetër duel të fortë për një vend në finale./Klankosova.tv

Latest news
Related news