Përplasi për vdekje 19-vjeçarin, arrestohet autori i aksidentit tragjik në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Golem, ku humbi jetën këmbësorja Sh. Sh.

Siç shkruan Euronewsal, bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari R. F., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

The post Përplasi për vdekje 19-vjeçarin, arrestohet autori i aksidentit tragjik në Durrës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news