Përplasje mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së hënës në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Radivojc.

Sipas fotografive të dërguara në redaksi, një veturë shihet e rrokullisur.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, derisa Klankosova.tv ka kontaktuar me organet kompetente dhe është ende në pritje të një përgjigje.

The post Përplasje mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news