Përurohet shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabërgjë të Klinës, merr pjesë Haradinaj 

Heroi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Rizah Salihaj, u nderua sot me një shtatore në vendlindjen e tij në Zabërgjë të Klinës.

Ceremoninë e përurimit e ndoqën kryetari i komunës Zenun Elezaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëluftëtarë dhe familjarë të heroit, njofton Klankosova.tv.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e kujtoi Salihajn si një ushtar të palëkundur dhe trim, duke theksuar se heroizmi dhe veprat e tij do të mbeten shembull i përjetshëm i vendosmërisë për lirinë e atdheut.

“Heroizmi dhe vepra e tij do të mbeten përherë shembull se si liria e atdheut vendoset mbi gjithçka tjetër.

Lavdi!”, shkroi Haradinaj. /Klankosova.tv

;

The post Përurohet shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabërgjë të Klinës, merr pjesë Haradinaj  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news