Numërimi prapa ka nisur, bile ai mund të bëhet veç me gishtat e një dore.
Vetëm 5 ditë e ndajnë Albin Kurtin nga mandati i tretë si kryeministër, për çka duket se ka pak vullnet nga ai për këtë, e më shumë për balotazhin e komunave, raporton Klan Kosova.
Më shumë në këtë drejtim u angazhua kur ndërmjetësoi koalicionin VV-LDK në Vushtrri të hënën, të njëjtën ditë kur edhe fluturoi drejt Londrës për Samitin e Berlinit.
Kësisoj, me zero përpjekje për nivelin qendror, konsiderohet se po humb shteti.
Bashkë me afatin, Kurtit po thuhet se po i sosen edhe opsionet.
Nëse deri të dielën e 6 tetorit VV nuk siguron shumicën e thjeshtë, atëherë duhet ta kthejë mandatarin tek presidentja, e cila duhet të pyes partitë tjera nëse kanë shumicën, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Klankosova.tv
The post Pesë ditët e fundit: Pa vota për qeveri, Kurti merret me balotazh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

