Një gjykatë gjermane dënoi të enjten pesë persona për komplot për të përmbysur qeverinë në një grusht shteti të ekstremit të djathtë dhe për të rrëmbyer ish-ministrin e shëndetësisë.
Gjykata e Lartë Rajonale e Koblenzit i dënoi katër drejtuesit e grupit me dënime me burg nga pesë vjet e nëntë muaj deri në tetë vjet. Një i pandehur i pestë u dënua me dy vjet e 10 muaj, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Të pandehurit, katër meshkuj të moshës 46 deri në 58 vjeç dhe një grua 77-vjeçare, u akuzuan për themelimin ose anëtarësimin e një organizate terroriste të quajtur “Patriotët e Bashkuar” dhe për përgatitjen e një sipërmarrjeje shumë tradhtare kundër qeverisë gjermane, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
The post Pesë të dënuar për komplot për rrëzimin e qeverisë gjermane dhe rrëmbimin e ministrit të shëndetësisë appeared first on Klan Kosova.



