Gjatë ditës së sotme në Ferizaj, një automjet i tipit “pikap” dhe një kamion kanë bërë një tejkalim të rrezikshëm.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, “pikapit” dhe kamionit shihet t’iu ketë sosur durimi në kolonën e krijuar, dhe bëjnë tejkalim nga ana e djathtë në një rrugë të pashtruar.
Lexuesi i cili ka dërguar pamjet ankohet për mënyrën sesi disa ngasës po rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.
The post “Pikapit” e kamionit s’iu pritet në kolonë, bëjnë tejkalim të rrezikshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



