Aty ku duhej të ishte një mbrëmje e zakonshme mes shoqërie në natyrë, situata ka marrë përmasa të rënda. Në mesnatën e 20 prillit, rreth orës 00:30, Policia është alarmuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kashtanjevë të komunës së Shtërpcës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, pas pranimit të informatës për zhurma armësh, njësi patrulluese ka dalë menjëherë në terren. Aty janë hasur gjashtë persona që kishin dalë për piknik, por dyshohet se e kishin shoqëruar natën me arsenal armësh të zjarrit.
Pas ndërhyrjes dhe kontrollit nga Policia, dy persona janë identifikuar si të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve të zjarrit.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Dardan Ferizi, rreth 38-vjeçar, nga fshati Papaz, Urim Aliu, rreth 25-vjeçar, nga Kashtanjeva me banim në Ferizaj.
Tek ata janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie “Impala Plus” me rreth tre fishekë dhe pesë gëzhoja, një revole “Sig Sauer” me dy karikatorë dhe mbi 20 fishekë, dhe një revole “Zoraki 917-T” me një karikator dhe rreth 4 fishekë.
Tutje, të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Shtërpcë, ku ndaj tyre janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore.
Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar nëse armët janë përdorur për qëllime të tjera dhe nëse ka të përfshirë persona të tjerë në këtë ngjarje.


Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



