Plagosja ia ndryshoi jetën ushtarit ukrainas – sikurse propozimi në Intensivë për martesë

Ushtari ukrainas, Mykhaylo Hurzhiy, është plagosur rëndë në vijat e frontit të luftës me Rusinë, dhe i është nënshtruar terapisë fizike që gati dy vjet, në përpjekje për t’i rimarrë këmbët.

Por, rruga e tij drejt rikuperimit nisi me një moment gëzimi, kur e dashura e Mykhaylos i propozoi atij në dhomën e spitalit.

Ata u martuan pak ditë më vonë, dhe që të dy e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë rehabilitimit të vështirë të veteranit. /REL/

Latest news
Related news