Është goditur nga vetura një 12-vjeçari në fshatin Mylte të Lezhës.
Euronews.al bën të ditur se vetura po drejtohej nga një 39-vjeçare, përcjell Klankosova.tv.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit”./Euronews.al
The post Po lëvizte me biçikletë, goditet nga vetura 12-vjeçari në Lezhë appeared first on Klan Kosova.



