Po punojmë për sanksione të reja më të ashpra kundër Moskës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin ka diskutuar për situatën në Ukrainë, mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe hapat e ardhshëm përballë agresionit rus.

”Një paketë e 18-të me sanksione të mëtejshme më të ashpra është duke u përgatitur. Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim”, shkroi Von der Leyen.

Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan sot paketën e 17-të të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Masat e reja ndëshkuese synojnë gati 200 anije ruse të të ashtuquajturës “flotë hije”, tha Kallas.

Këto anije – shpesh të pasiguruara – me pronësi të paqartë e ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet perëndimore të çmimeve të naftës.

“Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë në proces”, shtoi ajo.

“Sa më shumë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, tha Kallas.

Latest news
Related news