Po refuzon të zbatojë Kushtetutën – VV ka qenë transparenteSinjali

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka adresuar kritika ndaj opozitës pak para nisjes së vazhdimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, opozita po mban peng procesin duke mos marrë pjesë në votim ose duke votuar kundër, pavarësisht se mazhoranca, siç thotë ai, i ka përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese.

“Pritshmëritë si çdo herë, ideja që po mblidhemi në këto vazhdime është që të votohet kryesia e Kuvendit, që të themelohet, konstituohet Kuvendi, e të vazhdojmë me formimin e qeverisë. Këtë e parasheh Kushtetuta. Përkundër asaj që ne kemi zbatuar të gjitha obligimet e Kushtetutës, kemi parë që nga opozita, ose nuk kanë votuar, ose votojnë kundër, duke refuzuar obligimet kushtetuese”, tha Murati.

Ai theksoi se Vetëvendosje ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe ka ftuar partitë në dialog, por sipas tij ka pasur refuzime të drejtpërdrejta, përfshirë nga LDK-ja.

“Po besoj që keni parë tentativat tona kanë qenë publike, transparente. Ne kemi tentu të gjejmë forma e mënyra të bashkëpunimit, kemi ftuar partitë që të diskutojmë. Ka parti që insistojnë në ndryshim të kandidatëve, apo si LDK-ja që refuzon pjesëmarrje në takime apo procese. Sot shpresojmë të ketë reflektim”, përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news