Një zyrtar policor është plagosur në një poligon në fshatin Pasjak të Novobërdës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasahni, i cili tha se zyrtari policor është dërguar në QKUK për trajtim.
“Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, tha Hashani, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Hashani tha se njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqin hetimet për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



