Policia në Ferizaj kap të riun me pistoletë dhe drogëSinjali

Policia e Ferizajt ka arrestuar një 21-vjeçar gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Ahmet Kaçiku”, pasi në posedimin e tij u gjetën një armë zjarri dhe lëndë narkotike. Në çantën e të ndaluarit u sekuestruan një pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi marihuane e paketuar në një kavanoz të vogël, shkruan Gazeta Sinjali.

I arrestuari, E.M., është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që ai të merret në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

“Gjatë patrullimit u bë ndalimi i një personi, ku në kontrollin e çantës iu gjetën armë dhe substanca narkotike. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit”.

Ndërkohë, prokurori theksoi: “Për veprat penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve dhe posedim të narkotikëve, i dyshuari do të trajtohet sipas ligjit dhe është caktuar masa e lirimit në procedurë të rregullt”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news