Policia qëllon gabimisht një ushtar gjatë stërvitjes në Gjermani (VIDEO)

Një ushtar i Bundeswehr-it (forcat e armatosura gjermane), u plagos lehtë nga policia gjatë një stërvitjeje të gjerë në qytetin bavarez të Erding, thanë zyrtarët gjermanë të mërkurën.

Sipas një zëdhënësi të Komandës Operacionale të Bundeswehr-it, incidenti ndodhi për shkak të një keqkuptimi midis trupave që merrnin pjesë në stërvitje dhe policisë, e cila ishte thirrur nga banorët vendas.

Ushtari u trajtua në spital për lëndime të lehta dhe më pas u lirua.

Ngjarja ndodhi gjatë stërvitjes “Marshal Power”, në të cilën marrin pjesë rreth 500 ushtarë të Bundeswehr-it dhe qindra punonjës të shërbimeve të emergjencës, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.

Stërvitjet zhvillohen në hapësira publike në disa qytete dhe qytezave bavareze pranë Mynihut, përfshirë Erding./Klankosova.tv

The post Policia qëllon gabimisht një ushtar gjatë stërvitjes në Gjermani (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news