Policia rregullon trafikun pas mosfunksionimit të semaforëve te MensaSinjali

Gjatë ditës së sotme, qytetarët dhe studentët që kalojnë përmes një prej pikave më të ngarkuara të komunikacionit në qytet, konkretisht aty ku ndodhet mensa e studentëve, janë përballur me një situatë të pakëndshme dhe shqetësuese.

Semaforët që rregullojnë trafikun në këtë zonë nuk kanë funksionuar, duke shkaktuar kaos dhe vonesa për shoferët dhe këmbësorët.

Për rastin ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Pas raportimit të Gazetës Sinjali, për të parandaluar ndonjë aksident dhe për të shmangur më tej përkeqësimin e situatës, autoritetet vendore kanë reaguar shpejt.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka marrë masa për rregullimin e komunikacionit deri në momentin që problematika e semaforëve të rregullohet.

Policët kanë bllokuar disa kalime dhe kanë drejtuar trafikun manualisht, duke siguruar një kalim më të rregullt dhe më të sigurt për qytetarët dhe studentët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news