Popullsia në rrezik, u mungon liria (VIDEO)

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre.

Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror, njofton Klankosova.tv.

Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”.

Shqipëria është vlerësuar me 68 pikë nga 100, ndërsa Kosova me 60. Të dyja shtetet kishin të njëjtin vlerësim edhe për vitin 2023.

Por nga 190 shtete, cilat prej po konsiderohen më të rrezikura dhe pse?

Ndiqni materialin e përgatitur nga gazetari Enis Reçica, në videon e mëposhtme:

The post Popullsia në rrezik, u mungon liria (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news