Një burrë është arrestuar në Shtupeq të Madh të Pejës, pasi kishte postuar video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.
Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me 52 fishekë, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit në shtëpi njësiti policor gjatë bastisjes i ka gjete dhe sekuestruar një pistoletë me gaz me 50 fishekë cal. 9 mm si dhe dy fishekë cal. 8 mm. I dyshuari në rrjete sociale kishte postuar video duke shtënë me armë zjarri. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
The post Postoi video duke gjuajtur me armë zjarri, arrestohet burri në Pejë appeared first on Klan Kosova.



