Kina, ndotësi më i madh në botë, ka shpallur për herë të parë një objektiv për uljen e emetimeve të gazrave serrë: 7-10% deri në vitin 2035.
Presidenti Xi Jinping njoftoi gjithashtu rritje të ndjeshme të përdorimit të energjive të rinovueshme dhe synimin për të kaluar 30% të konsumit energjetik nga burime jo-fosile, shkruan Aljazeera.
Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë e cilësuan planin si të pamjaftueshëm dhe nën pritshmëri.
“Kina mund të bëjë shumë më tepër. Ky objektiv nuk ul ndjeshëm ndotjen,” tha Bill Hare nga Climate Analytics.
Sipas vlerësimeve të Qendrës për Hulumtime në Energjisë dhe Ajër të Pastër (CREA), Kina do të duhej të ulte emetimet me të paktën 30% për të përmbushur Marrëveshjen e Parisit.
Edhe pse Kina po udhëheq në prodhimin e paneleve diellore dhe makinave elektrike, ajo vazhdon të ndërtojë termocentrale të reja me qymyr, më shumë se çdo vend tjetër.
Ekspertët shpresojnë se objektivi i moderuar është vetëm një hap i parë dhe se Kina, si lidere në teknologjinë e pastër, do të rrisë angazhimin e saj në vitet në vijim.



