Kjo makinë ua riktheu kujtimet qytetarëve shumë kohë më parë.
Ai është automjeti të cilin e kishte përdorur presidenti historik, Ibrahim Rugova, i cili u ekspozua në sheshin që mban emrin e tij, në kryeqytet.
Kjo u bë në nderim të kontributit të tij në historinë dhe shtetësinë e Kosovës në 19 vjetorin e vdekjes.
E më këtë rast presidentja, Vjosa Osmani bashkë me korin diplomatik në vend bënë homazhe tek varri i tij.
Ish presidenti u cilësua si themeltar i shtetit të Kosovës.
Homazhe bëri edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët partiak që për presidentin historik tha se është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.
Pas homazheve, e para e shtetit, por edhe Abdixhiku u pritën nga familja Rugova.
Në këtë përvjetor u promovua edhe libër, “Rugova prijësi intelektual” nga Fondacioni Rugova i shkruar nga Ndue Ukaj.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



