Prezantoi dokumente që dyshohet se ishin të falsifikuara, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 09:45.

“Prishtinë 06.12.2026, 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë fazës së një ofertimi me qëllim të përfitimit ka prezantuar dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

Latest news
Related news