Skuadra e Prishtinës ka arritur fitore edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit duke marrë kreun e tabelës.
Pas fitores ndaj Dukagjinit javën e kaluar, kryeqytetasit triumfuan në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndaj Llapit me rezultatin 3:0.
Golat u shënuan nga Mario Ilievski në minutën e 38′, me pjesën e parë që përfundojë me atë rezultat. Derisa në pjesën e dytë Rin Ahmeti realizoi nga penalltia në minutën e 58′ dhe për rezultatin përfundimtar 3 me 0 u përkujdes Valmir Veliu në minutat shtesë të lojës.
Llapi e pësojë humbjen e parë të sezonit dhe mbetet pa fitore në fillimin e kampionatit, pas barazimit javën e kaluar ndaj Drenicës.
Prishtina luan ndaj Gjilanit në udhëtim javën e ardhshme derisa Llapi e pret Dritën. /klankosova.tv
The post Prishtina fiton dhe merr kreun e tabelës appeared first on Klan Kosova.

