Prishtina pëson dy herë për tetë minuta nga Sheriff Tiraspoli

Prishtina i ka pësuar dy gola në 20 minutat e para nga skuadra e Sheriff Tiraspolit.

Në ndeshjen e parë parakualifikuese të Europa League, Prishtina pësoi fillimisht në minutën e 11-të nga Bayala.

Tetë minuta më vonë, Prishtina u ndëshkua sërish nga po i njëjti lojtar, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja e parë po luhet në Moldavi, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”.

The post Prishtina pëson dy herë për tetë minuta nga Sheriff Tiraspoli appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news