Prishtina prezanton Assane Diattan, vjen pas një sezoni fantastik te Malisheva

FC Prishtina ka zyrtarizuar një tjetër afrim në prag të sezonit të ri.

Sulmuesi Assane Diatta është bashkuar me bardhekaltrit dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në Bolu të Turqisë, aty ku po zhvillohet faza përgatitore.

Diatta vjen nga Malisheva, ku zhvilloi një edicion mbresëlënës, duke realizuar 11 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Performancat e tij e kanë bërë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit kosovar.

Me shpejtësinë, depërtimet dhe instinktin për gol, sulmuesi pritet të sjellë më shumë cilësi në repartin ofensiv të Prishtinës, e cila po vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për objektivat e sezonit të ri.

Latest news
Related news