Prishtina zyrtarizon Arjanit Fazlijën

FC Prishtina ka prezantuar përforcimin më të ri për sezonin e ri, mesfushorin 21-vjeçar Arjanit Fazlija.

Fazlija vjen nga futbolli gjerman, ku së fundmi ishte pjesë e Greuther Fürth, ndërsa më parë ka luajtur edhe për ekipin U19 të Bayer Leverkusen.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e të gjitha grupmoshave të Kosovës, nga U15 deri te U21.

Pas prezantimit, Fazlija u shpreh i lumtur për transferimin, duke premtuar se do të japë maksimumin për fanellën bardhekaltër dhe sukseset e klubit./Klankosova.tv

Latest news
Related news