Prive Klan Kosova: Arbnora Ademaj “manipulon” në Miss Universe (VIDEO)

“Miss Universe” mund të tingëllojë si një kompeticion i këndshëm e me plot emocione në të cilën zgjidhet më e bukura e vendit për të na përfaqësuar anë e mbanë botës.

Por përtej shabllonit që kemi në kokë organizimi i “Miss Universe” ka përtej detaje që nuk zbulohen për publikun, e që janë mjaft dëshpëruese.

Të paktën këtë vit zgjedhja e më të bukurës së Kosovës nuk ka qenë plotësisht në dorë të jurisë.

Në zgjedhjen e Dorea Shala si “Miss Kosova 2025” ka ndikuar në mënyrë sekrete ish-missi i dikurshëm Arbnora Ademaj.

Burime të Prive Klan Kosova kanë zbuluar që ajo pos që bëri që Dorea ta rrëmbejë kurorën për këtë vit, bëri që edhe Morena Taraku të votojë sipas dëshirës të Arbnorës pa qenë e vetëdijshme për këtë.

Kujtojmë se Arbnora dhe Morena në sytë e mediave interpretohen si dy armike të përbetuara.

Armiqësi kjo që si duket do vihet përsëri në piedestal. Pyetja është: Deri ku do të arrijë ky sekret i zbuluar? Patjetër që burimet tona do i zbulojnë edhe detajet tjera ditëve në vazhdim…

The post Prive Klan Kosova: Arbnora Ademaj “manipulon” në Miss Universe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news