Lëkura reflekton gjendjen e brendshme të organizmit, prandaj çdo infeksion apo alergji mund të shfaqet me puçrra ose skuqje, sipas dermatologes Dafina Krasniqi.
E ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo thekson se me ndryshimet e temperaturës, duhet përshtatur edhe rutina e kujdesit për lëkurën.
“Është thelbësore që njerëzit të konsultohen me dermatologun për të kuptuar tipin e lëkurës dhe produktet që i përshtaten”.
Shpesh, produktet e blera online, pa një udhëzim profesional, përkeqësojnë gjendjen e lëkurës dhe kur pacientët vijnë tek ne, problemi është tashmë i avancuar”, shpjegoi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni më shumë këshilla, në videon e mëposhtme:
The post Produktet e blera online po dëmtojnë lëkurën – dermatologia Dafina Krasniqi jep këshilla (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



