Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për spiunazh ndaj një të dyshuari në KosovëSinjali

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.V., i dyshuar për veprat penale të spiunazhit dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të PSRK-së, A.V. akuzohet se ka mbledhur dhe ka dërguar informacione dhe dokumente të rëndësishme Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (BIA), të cilat cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe qytetarëve.

Informacionet dhe dokumentet u përcollën përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike me zyrtarin e lartë të BIA-së, R.G., shef i njërës prej qendrave të agjencisë në Serbi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet sekuestruan një armë model Crvena Zastava dhe një spërkatës gaz lotsjellës. Hetimet vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news