Pronar i “Tobacco Shop” në Prishtinë kapet me mallra të kontrabanduara – dyshohet për “Tregti të ndaluar”Sinjali

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksion i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut nga MINT, ka rezultuar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara në një dyqan në kryeqytet.

I dyshuari, Fidain Rushiti, rreth 42 vjeçar, pronar i biznesit “Tobacco Shop” në Prishtinë, dyshohet se ka ushtruar aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjin, duke shitur në mënyrë të paligjshme: Cigare pa banderola, cigare me banderola të huaja (të vendeve si Shqipëria dhe Serbia), cigare elektronike dhe alkool dhe mallra tjera pa dokumentacion mbi origjinën.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë inspektimit të zhvilluar më 20 maj 2025, janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 1,500 euro, të cilat u cilësuan si mall pa prejardhje dhe për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokumentacion ligjor për të justifikuar burimin.

Gjatë të gjithë veprimeve hetimore, autoritetet kanë qenë në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorin e rastit nga Departamenti i Përgjithshëm, ndërsa pas intervistimit të Fidain Rushitit në prani të avokatëve mbrojtës, është vendosur që i njëjti të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.

Bazuar në provat e grumbulluara dhe dëshmitë e siguruara në vendin e ngjarjes, organet e hetuesisë kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari ka konsumuar elementet e veprës penale “Tregtia e ndaluar” sipas nenit 299 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinjali do të përcjellë nga afër zhvillimet e mëtejme të këtij rasti që ka ngritur shqetësim në qarqet ekonomike për përhapjen e mallrave të kontrabanduara në tregun vendor.

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news