Pse heshti Naim Murseli në disa raste në gjykatë, gazetarja zbulon detaje (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila ka përcjell nga afër gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka ndarë detaje nga seancat e fundit gjyqësore.

Në emisionin “Kosova Today”, Tërshani përmend në veçanti lëndimin e Liridonës në dorën e majtë, pavarësisht se vrasja ishte kryer nga ana e djathtë e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Te pjesa e dorës dhe hematomave, ka qenë pikërisht pyetja e gjykatës dhe gjyqtares kryesore, Fatime Dermaku, se i ka mundësi që Liridona të kishte lëndime në dorën e majtë, derisa lëndimi në kokë me plumb e ka nga ana e djathtë. Për këtë, nuk ka pasur përgjigje Naim Murseli, vetëm ka përmendur se ai është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Tërshani.

“Edhe ekzaminimi që është bërë i autopsisë, edhe deklarimi i Plavës, po ashtu edhe fëmijët që kanë thënë diçka të tillë, por normalisht për shkak të moshës, nuk janë marrë si dëshmi të vërtetuara, por vulën ia jep dëshmia e Granit Plavës”, tha gazetarja në Klan Kosova.

Kujtojmë se të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Latest news
Related news