Shqiptarët kriminelë në filmat e Hollywood-it? (VIDEO)

Portretizimi i shqiptarëve në filmat ndërkombëtarë u diskutua sot në emisionin “Weekend” në Klan Kosova me aktorët e mirënjohur shqiptarë, Shkumbin Istrefi, Edi Kastrati dhe Besnik Krapi.

Istrefi për filmin “The Get Out” të luajtur nga Russell Crowe në rolin e një kriminieli shqiptar tha se ai është prej aktorëve më të mirë në botë dhe në çdo film personazhet qofshin ata kriminel, shfaqin anët negative dhe pozitive të tyre, transmeton klankosova.tv.

“Russell Crowe është një prej aktorëve më të mirë në botë dhe e kemi fat që është përzgjedh në atë rol, kur aktorët e mirë i luajnë rolet qoftë edhe negative ata shpresojë që ia qesin edhe pjesët pozitive sepse një personazh nuk mundet me qenë veç zi, i ka anët e bardha dhe të zeza. Në aspektin e kësaj që roli është negativ apo kriminel apo sidoqoftë nuk mendoj që është problem i madh, kështu është edhe të Kumbara, Godfather, krejt ata italianët janë portretizu si mafioz, nuk do thotë që krejt italianët janë mafiozë, mirëpo mundet me qenë ajo një shenjë me të cilën bota i identifikon, unë besoj që dikah janë nis. Filmat në të cilët prodhohen, ka profesionistë prapa tyre. Aty trajtohet një ngjarje, unë megjithatë e marr si promovim”, tha Istrefi.

Në anën tjetër, Besnik Krapi tha se në filma të tillë luhen personazhet që janë më interesant.

“Mendoj që në tema të tilla luhen personazhe që janë më interesant. Mendoj që si një vend i vogël vuajmë prej kompleksit që me dalë sa më mirë, për një film të tillë, një personazh i tillë është i tillë dhe ashtu do duhej të luhej. Nuk mendoj që janë vetëm shqiptarët, të gjitha nacionalitetet në botë kanë personazhe të tilla”, tha Krapi.

Ndryshe, Edi Kastrati tha se produksionet e Kosovës po ashtu portretizojnë vendore kanë tendencë të trajtojnë filma me tema të tilla si gjakmarrja dhe kriminaliteti.

“Mendoj që përpara se me vu gishtin te produksionet e mëdha, mendoj që duhet me fol edhe për veten pak, sepse edhe produksionet tona marrin tema me kriminel me gjakmarrje, me varfëri, skamje me terr pa drita, edhe ne japim një lloj pasqyrimi”, tha Kastrati.

Për më shumë ndiqni emisionin në linkun e mëposhtëm:

Latest news
Related news