Pse u rrëzua aeroplani në Toronto?

Të 80 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin që u rrokullis gjatë uljes në mes të motit të ashpër të dimrit në një aeroport të Torontos, kanë mbijetuar.

Por si u bë që avioni të rrokulliste?

“Ndërsa u ul, avioni duket se ka goditur pistën, ka rrëshqitur për një farë distance dhe më pas është kthyer përmbys”, tha Dan Ronan, një gazetar dhe pilot i licencuar nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA), i cili foli për BBC Neës, transmeton Klankosova.tv

Një imazh satelitor i shënuar tregon pozicionin e fundit të regjistruar të aeroplanit që u rrëzua në Toronto dhe pozicionin ku ai u ndal me kokë poshtë në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Pamjet e marra nga TMZ treguan se një pjesë e avionit shpërtheu në flakë ndërsa ndodhi ulja.

Të 80 personat në bord mbijetuan. Ishin 18 të plagosur, prej të cilëve vetëm një numër i vogël mendohet të jetë lënduar rëndë.

The post Pse u rrëzua aeroplani në Toronto? appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news