PSG dëshiron t’ia prish ëndrrën Barcelonës, ofron 150 milionë euro për Alvarez

Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë të madhe për yllin e skuadrës së Atletico Madrid, Julian Alvarez.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, kampioni i Francës është i gatshëm të ofrojë mbi 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Spanjë, transmeton Klankosova.tv.

PSG raportohet se e ka ndjekur Alvarez që nga koha kur ai aktivizohej te Manchester City dhe tashmë po tenton sërish ta bindë për një transferim në Paris.

Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli argjentinas, Alvarez ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 dhe klauzola e largimit të tij arrin shifrën marramendëse prej 500 milionë eurosh.

Aktualisht nuk ekzistojnë sinjale konkrete se Alvarez dëshiron të largohet nga Madridi, ku konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të klubit spanjoll.

Megjithatë, mediat sportive raportojnë se interesimi i PSG-së mund të përdoret edhe si presion në negociatat për rinovimin e kontratës së tij, ndërsa Julian Alvarez, mbetet një ndër ëndrrat më të bukur për skuadrën e Barcelonës të cilët asnjëherë nuk arritën ta bindin lojtarin për t’u transferuar.

Sulmuesi argjentinas vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar në futbollin evropian, ndërsa vera pritet të sjellë zhvillime të reja rreth së ardhmes së tij.

Latest news
Related news