Psikologu Zeka për gjuhen e trupit të Kurtit: Tregon jo stabilitet

Psikoterapisti Arbër Zeka, ka folur për gjuhën e përdorur dhe gjestet e trupit të kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore.

Zeka komentoi anën psikologjike të gjuhës së përdorur nga Kurti, ku tha se “kur ti e shan dikë, ka të bëjë me ty diçka, ka të bëjë me frikën tënde”.

“Kur ti e shan dikë ka të bëjë me ty diçka, ka të bëjë me frikën tënde, ka të bëjë me sjelljet e tua dhe pritjet e tua që i ke sepse arsyeja se pse dikush e drejton gishtin te dikush, në realitet është sepse ai person do që të fsheh diçka”.

“Kjo është një sjellje psikologjike që është e pavetëdijshëm, sepse funksionimi më i madh i yni është i pavetëdijshëm, i pakontrolluar”, tha Zeka në Kiks Kosova në Klan Kosova.

Më tej, psikologu Zeka tha se gjuha e trupit e Kurtit tregon për një jo stabilitet që e ka pasur, sipas tij, në vitin 2019 dhe qëndrueshmërinë dhe stabilitetin 2021.

“Kjo është tipike për njerëzit që ndoshta kanë nevojë ta fitojnë patjetër pushtetin dhe kur atyre iu rrezikohet pushteti mund të bëjnë gjithçka për pushtetin e tyre”.

“Nëse e shohim qëndrimin e trupit, e shohim jo stabilitetin që e ka pasur në vitin 2019, jo qëndrueshmërinë dhe stabilitetin që e ka pasur në vitin 2021”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news