Publikohet sezoni i tretë i “Squid Game”!

Pas suksesit global që nga debutimi i tij në vitin 2021, seriali korean “Squid Game” rikthehet me sezonin e tretë dhe të fundit, i cili u publikua sot, më 27 qershor, në platformën Netflix.

Të gjitha gjashtë episodet janë tashmë të disponueshme për shikuesit anembanë botës, duke i dhënë fund një prej sagave më të ndjekura dhe të diskutueshme në historinë e televizionit modern.

Ky sezon përmbyll udhëtimin dramatik të protagonistit Seong Gi-hun dhe përballjen e tij përfundimtare me organizatorët e lojës vdekjeprurëse.

 

 

The post Publikohet sezoni i tretë i “Squid Game”! appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news