Punëtorët e Flotacionit të Trepçës ende në pritje të pagave të majit (VIDEO)

Edhe pse ka kaluar më shumë se gjysma e muajit qershor, punëtorët e Flotacionit të Trepçës ende nuk i kanë marrë pagat e muajit maj.

Sindikata e Pavarur e Trepçës ka reaguar ashpër, duke e quajtur këtë situatë të padrejtë dhe diskriminuese ndaj punëtorëve.

Sipas tyre, ekzekutimi i pagave po bëhet në mënyrë selektive, duke lënë shumë prej punonjësve pa të ardhura, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që punëtorët e Trepçës përballen me vonesa në paga dhe pasiguri financiare.

Lidhur me këtë çështje, gazetari Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, raportoi se pakënaqësia në mesin e punëtorëve është në rritje, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga menaxhmenti dhe institucionet përkatëse.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

The post Punëtorët e Flotacionit të Trepçës ende në pritje të pagave të majit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news