Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Gjesti ka zhvilluar një debat të ashpër me Laert Vasilin në ditën e sotme (e mërkurë).

Këngëtari pejan e pyeti aktorin nëse po e kuptonte pasi disa herë i ka thënë analfabet.

Veç kësaj e ka akuzuar edhe për herë të tjera se ka dashur ta puthë, pas një që shkëmbyen për lojë.

Foto: Screenshot/YouTube

Banori nga Kosova ia bëri me dije se nuk ka interes për të, ndonëse edhe mund ta ketë keqkuptuar.


E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Lexo po ashtu
E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

“Laerti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për tjerat më thotë çfarë the ik, çfarë the s’po të kuptoj. Analfabet”, iu drejtua Gjesti me ironi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Të ha unë ty frizurën, ti ke qejf me më puth sërish por unë nuk kam qejf ty”, vazhdoi ai.

Laerti nga ana tjetër ia ktheu: “U larg qoftë”.

“Se ti nuk e kupton kur është loja loja, ti mendon se dua të kem lidhje me ty seriozisht. Më vjen shumë keq. E ke treguar veten. Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh edhe me zgjat puthjen, i ki videot”, tha krejt në fund Gjesti. /Telegrafi/

The post Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news