Putini pranon garanci sigurie për Ukrainën, sipas të dërguarit të Trumpit

I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, ka dhënë detaje të mëtejshme mbi bisedimet e presidentit amerikan me Vladimir Putin në Alaska të premten.

Putin pranoi t’i lejojë ShBA-së t’i ofrojë Ukrainës “garanci të forta sigurie që unë do t’i përshkruaja si ndryshim të lojës”, i thotë Witkoff CNN-së.

Ai e përshkruan marrëveshjen si të ngjashme me “Nenin 5”, duke iu referuar dispozitës kritike të NATO-s.

Marrëveshja e NATO-s thotë se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Ëitkoff tha gjithashtu se Putin pranoi të mos shkonte në një territor tjetër si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Putini pranon garanci sigurie për Ukrainën, sipas të dërguarit të Trumpit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news