Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar rinumërimin e votave në tri komuna, Mitrovicë e Jugut, Kamenicë dhe Podujevë.
Rinumërim në Mitrovicë do të ketë në dy vendvotime (1110/01 dhe 1110/06), Kamenicë dy (1019/01 dhe 1020/01) dhe Kamenicë dy (1807/02)
Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ka njoftuar se sot ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë, derisa do të vazhdojë procesi i numërimit të votave me kusht.
“Fillon rinumërimi i vendvotimeve dhe numërimi i votave me kusht
Pas përfundimit të numërimit të votave nga jashtë vendit, në QNR ka nisur rinumërimi i pesë vendvotimeve, sipas urdhrit të PZAP.
Vendvotimet të cilat do të rinumërohen i takojnë komunave të ndryshme, si: Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06); Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01) dhe Podujevë (1807/02).
Në vazhdim të aktiviteteve të planifikuara, gjatë ditës së sotme në QNR do të fillohet me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
The post PZAP urdhëron rinumërim të votave në tri komuna appeared first on Klan Kosova.

