Qeni që po çmend internetin: Parashikoi saktë rezultatin e ndeshjes Angli-Kroaci

Anglia e nisi në mënyrë spektakolare fushatën e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultat 4-2 të mërkurën e kaluar (17 qershor).

Në këtë ndeshje, kapiteni Harry Kane realizoi dy gola, përfshirë një penallti të përsëritur ndërsa Jude Bellingham dhe Marcus Rashford shënuan nga një gol secili.

Shumë tifozë anglezë e pritën me entuziazëm këtë rezultat të shkëlqyer, por vëmendje mori edhe një histori e pazakontë jashtë fushës, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Një pronar qeni ishte i bindur për fitoren e Anglisë, pasi kafsha e tij “e parashikoi” rezultatin.

Bëhet fjalë për një qen të racës Brussels Griffon me emrin Bug, i cili është bërë një sensacion në Instagram, ku njihet për “modelim, aktrim dhe komentim sportiv”.

Bug ka fituar mbi mijëra ndjekës në llogarinë e tij @bugthebrusselsgriffon.

Pronari i tij kishte publikuar para ndeshjes një postim ku ndante “parashikimin” e qenit për rezultatin, dhe në mënyrë të çuditshme, Bug kishte zgjedhur saktë Anglinë si fituese.

Latest news
Related news